Telegrafi

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura

Beyonce është gjithmonë e veshur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.


Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.


Super ylli ndau fotografi nga pamja në Instagram të hënën me burrin Jay-Z, i cili ishte veshur me një kostum për këtë rast.


Para se të drejtoheshin për në Miami, çifti bëri një ndalesë në Vegas ku Beyonce morri shumë komente pozitive nga kritikët e modës me një kostum të bardhë. /Telegrafi/