Beyonce e ka promovuar librin e saj, “How to Make Lemonade”, që e shoqëron albumin e saj të fundit.
Libri përmban 600 faqe dhe sjell fotografi nga incizimi i albumit, ndërsa botimi është i kufizuar.
Përveç fotografive nga incizimi i albumit “Lemonade”, në këtë libër ndodhen edhe fotografi familjare të këngëtares me burrin Jay Z dhe vajzën Blue Ivy.
Ky libër përfshin temat dhe frymëzimin për albumin e fundit të Beyonce, si edhe i ka të shkruar tekstet e këngëve.
Duke qenë se albumi “Lemonade” është njëri prej më të suksesshmëve në karrierën e këngëtares, pritet që edhe libri të ketë sukses të madh në shitje.
Libri del në treg kah fundi i verës dhe do të kushtojë 300 dollarë. /Telegrafi/