Këngëtarja i kushtoi koncertin Aretha Franklinit, e cila është në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, sipas mediave amerikane.
Beyonce tërë koncertin e mbajtur në Detroit, si pjesë e turneut “On The Run II”, ia kushtuar këngëtares së muzikës soul, Franklinit, shkruan The Guardian.
Përveç Beyonces, DJ Kaled ia kushtoi punën e tij, “Mbretëreshës”, duke kënduar këngën e vitit 1965 që i takon këngëtares, “Respect”.
Beyonce gjatë koncertit me burrin e saj Jay-Zi kishte një mesazh të fortë mbështetjeje për këngëtaren 76-vjeçare që po lufton me kancerin.
“Kjo shfaqje i përkushtohet Aretha Franklinit. Ne të duam dhe të falënderojmë për muzikën e bukur”, ka thënë Beyonce në fillim të koncertit, duke nxitur ovacion të publikut.
Theksojmë se muzikant amerikan, Steve Wonder e ka vizituar në shtëpi legjendën e gjallë amerikane.
Këngëtarja u vizitua gjithashtu nga ish burri, aktori Glenn Turner dhe prifti dhe aktivist, Jesse Jackson.
Fjalët e mbështetjes u dërguan nga shumë tifozë, miq dhe muzikantë që ndikuan, përfshirë Rod Stewart, Mariah Careyn, Misi Eliott dhe të tjerë.
Mediat e SHBA-së raportuan të martën se Aretha Franklin ka qenë shumë keq për disa ditë. Ajo i anuloi të gjitha koncertet disa muaj më parë për problemet shëndetësore. /Telegrafi/