Njëra nga këngëtaret më të famshme në botë, Beyonce Knowles, është kërcënuar me vdekje. E ëma e saj, Tina Loson, ka bërë të ditur se në adresë të saj kanë arritur porosi kërcënuese, në të cilat një person i panjohur, ka kërcënuar se do ta vrasë vajzën e saj të madhe.
“Do ta vrasë vajzën tënde, kam plan të shkëlqyeshëm. Tashmë e imagjinoj si kundërmon gjaku i saj”,- ka shkruar një person i panjohur në rrjetin social Instagram, ndërsa Loson menjëherë këtë profil e ka paraqitur tek organet policore.
Mediet amerikane raportojnë se, në këtë rast janë përfshirë edhe pjesëtarët e Byrosë Federale të Hetimeve “FBI” dhe se, këto kërcënime janë marrë mjaft seriozisht.
Beyonce, për të cilën thuhet se është sërish shtatzënë, ende nuk është deklaruar në lidhje me këto kërcënime. /Zeri/