Superylli botëror, Beyonce, ka konfirmuar me një foto fantastike se është shtatzënë.
Pas disa ditëve të spekulimeve, Beyonce më në fund ka konfirmuar edhe personalisht lajmin në rrjetin social Instagram.
Një foto mjaft karizamtike e këngëtares seksi me stomak të fryrë e shfaq atë mahnitëse, teksa tregon se po pret binjakë, shkruan Telegrafi.
“Dëshirojmë të ndajmë dashurinë dhe lumturinë tonë. Ne jemi bekuar për të dytën herë. Ne jemi shumë të lumtur që familja jonë do të rritet për dy antarë dhe ne ju falënderojmë juve për urimet e mira, familja Carter”, u shpreh Beyonce në këtë foto të publikuar.
Bukuroshja ka një vajzë nga martesa me Jay Z, Blue Ivy Carter. /Telegrafi/