Telegrafi

Beyonce falenderon Barack Obamën (Foto)

Këngëtarja e njohur botërore Beyonce është shumë e pëlqyer nga publiku, veçanërisht për zërin e saj potent.

Dje (e shtunë) është bërë inaugurimi i presidentit të ri Donald Trump në ‘Shtëpinë e Bardhë’, gjersa për këngëtaren e njohur duket se nuk ka qenë me shumë interes ai që vjen, por ai që sapo la ‘Shtëpinë e Bardhë’.

Lexo po ashtu Eliza Dushku injoron inaugurimin e Trumpit, uron fat të mbarë për familjen Obama (Foto)

Beyonce ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaq çiftin e lumtur Obama në ‘Shtëpinë e Bardhë’, teksa në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar “Faleminderit”.

Beyonce i thotë “Faleminderit” çiftit Obama. Foto nga Instagram.

Mesa duket, ajo është shumë e kënaqur me punën e Obamës në këto tetë vite, gjersa nuk e ka pritur edhe me aq kënaqësi ardhjen e Donald Trumpit në ‘Shtëpin e Bardhë’, pasi dihet që edhe në fushatën presidenciale ajo dhe bashkëshorti i saj Jay Z ishin mbështetës të Hillary Clinton. /Telegrafi/