Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce, pritet që shumë shpejt të lansojë një album të përbashkët me burrin e saj, reperin Jay Z.
“PageSix” raporton se dyshja ka incizuar një album që do të jetë një reagim për spekulimet për ndarje që shpërthyen pas lansimit të “Lemonade”. “Lemonade”, albumi i fundit i Beyoncet, kishte këngë që flisnin për tradhtinë.
Albumi i ri pritet që së shpejti të dalë në shërbimin e transmetuesit online “Tidal”.
Dyshja ka këngë të përbashkëta edhe nga e kaluara. Ata janë krijuesit e hiteve “Crazy in Love”, “Drunk in Love”, “Hollywood” dhe “Lift Off”.