Telegrafi

Beyonce ‘e detyron’ burrin që të stërvitet me të

Këngëtarja Beyonce ka vendosur të kalojë sa më shumë kohë me bashkëshortin e saj, Jay Z, andaj erdhi deri tek ideja që të shkojnë së bashku në stërvitje.

Ajo edhe si shtatzënë ushtron çdo ditë dhe shpesh asaj i bashkëngjitet edhe kolegia Kelly Rowland, transmeton KP.

Me këtë fotografi, Beyonce njoftoi për shtatzëninë (Instagram)

Për shkak të shtatzënisë nuk guxon të ushtrojë si përpara, andaj ajo është regjistruar në stërvitjet më të lehta për nënat shtatzëne, duke detyruar Jay-Z që të shkojë me të për të kaluar sa më shumë kohë së bashku.

Ndryshe, këngëtarja e famshme para disa ditësh me vajzën e saj pesëvjeçare Blu Ivy është paraqitur në premierën e filmit “Bukuroshja dhe bisha”, ndërsa vajza me këtë rast ishte veshur me rroba në vlerë prej hiq më pak se 26 mijë dollarë.

Lexo po ashtu Beyonce nuk e kishte njoftuar as babanë e saj për shtatzëninë

Beyonce njoftoi vetëm një muaj më parë se është sërish shtatzënë duke i befasuar të gjithë, madje edhe familjarët e saj.