Çifti i njohur Beyonce dhe Jay Z jo pak herë kanë qenë në fokus të mediave sa i përket lidhjes së tyre.
Dyshja janë përfolur shpesh për një ndarje të mundshme, gjë e cila mesa duket nuk do të ndodh.
Kjo pasi, së fundmi dyshja janë ‘spiunuar’ nga disa paparacë, të cilët i kanë fotografuar ata në një jaht, jo shumë larg shtëpisë së tyre.
Çifti dukeshin më se të lumtur dhe në harmoni mes vete.
Në disa prej momenteve, ata nuk hezitonin që t’i dhuronin edhe puthje pasionante njëri-tjetrit.
Burime pranë tyre citojnë se dyshja kanë gjetur tashmë veendin e tyre në martesë, dhe se janë duke vazhduar jetën e tyre plotësisht të lumtur. /Telegrafi/