Telegrafi

Beyonce dhe Jay-Z shijojnë pushimet verore me CEO-n e Twitterit, Jack Dorsey

Beyonce dhe Jay-Z po vazhdojnë të shijojnë pak kohë joproduktive me familjen e tyre ndërsa po pushojnë në The Hamptons.

Sidoqoftë, kësaj radhe çiftit të famshëm iu bashkuan disa miq të njohur, një ndër ta edhe CEO i Twitter, Jack Dorsey, shkruan DailyMail.

Të hënën, Jay-Z, 50 vjeçar, kaloi më shumë kohë me miliarderin Jack, 43 vjeçar, ndërsa lundruan në një jaht të vogël me gruan e reperit Beyonce, 38 vjeçare, dhe fëmijët e tyre Blue Ivy Carter, tetë vjeç dhe binjakët tre-vjeçarë Sir dhe Rumi.

Këngëtarja dukej mjaft tërheqëse në një palë pantallona të shkurtra, xhinse të ngushta dhe një bluzë të bardhë, duke treguar figurën e saj të jashtëzakonshme trupore ndërsa ajo mbante në duar vajzën Rumi në varkën e tyre.

Ndërkohë, reperi Jay-Z dukej i zgjuar në një këmishë me katorë teksa mbante në dorë djalin Sir, dhe më vonë u pa ndërsa bisedonte me Jack, pasuria e të cilit arrin në 8.3 miliardë dollarë.

Jay-Z ishte parë duke shijuar një kafe jashtë me CEO-n e rrjetiti social Twitter edhe javën e kaluar.

Dhe duket se ylli miliarder i hip hopit dhe gjigandi teknologjik multi-miliarder kanë një miqësi në rritje.

Jack thuhet se ka dhuruar një donacion prej 10 milionë dollarësh për Reform Alliance. /Telegrafi/