Telegrafi

Beyonce dhe Jay Z me imazhe intime prej shtratit

LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 12: Jay Z (L) and Beyonce attend The 59th GRAMMY Awards at STAPLES Center on February 12, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Ditë më parë ishin pjesë e rubrikave rozë të mediave ndërkombëtare për ripërtëritjen e martesës së tyre.

Beyonce dhe Jay Z sërish po përfolën rreth disa fotografive mjaft të nxehta që kamë publikuar.

Në fakt, si pjesë e turneut të ri të tyre, “On The Run II”, i cili filloi pak ditë më parë me një koncert spektakolar në Cardiff të Uellsit, dyshja nxorën në shitje një libër që ka edhe fotografi të nxehta.

Libri tregon historinë e tyre muzikore, përgatitjet për turne dhe momentet shumë intime të martesës së muzikantëve të famshëm.

Midis fotografive të botuara janë ato në të cilat bashkëshortët e famshëm shtrihen në shtrat pa rroba dhe fotot e zhveshura në plazh të Beyonces.

Lexo po ashtu Të famshmit që numërojnë miliona ndjekës në Instagram, ndërsa vet nuk ndjekin askënd

Me fotot e reja, mbretëreshat e R’n’B dhe reperi i famshëm dëshirojnë t’i afrohen edhe më shumë tifozëve duke shfaqur edhe jetën private.

Ndryshe, dyshja do të sjell edhe disa këngë të reja ndaras gjatë muajve në vijim të këtij viti. /Telegrafi/