Site icon Telegrafi

Beyonce dhe Jay Z pranojnë çmim nga GLAAD Media Awards

Ishte një mbrëmje për t’u festuar nga Beyonce dhe Jay-Z.

Superçifti u nderuan me çmimin prestigjioz për avokimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ.

Çifti u ngjitën në skenë për ku bënë një fjalim para të pranishmëve.

“Ne nuk po prisnim ndonjë prej këtyre çmimeve dhe jemi super të nderuar e të entuziazmuar. Unë tashmë kam qarë”, deklaroi Beyonce dhe Jay Z.

Beyonce falënderoi edhe Jay Z për kontributin e tij në komunitetin e hip hopit për eliminimin e paragjykimeve.

Bey dhe Jay gjithmonë ishin të zëshëm për të drejtat e komunitetit të diskriminuar LGBTQ. /Telegrafi/

Exit mobile version