Telegrafi

Beyonce dhe Jay Z lansojnë albumin e përbashkët “Everything is Love”

Pa asnjë paralajmërim, Beyonce dhe Jay Z apo të ashquajturit “The Carters” kanë sjellë projektin e tyre më të ri.

“Everything is love” apo në shqip “Gjithçka është dashuria”, është publikuar ekskluzivisht në platformën Tidal të shtunën.

Pasi lansuan albumet solo të tyre, “Lemonade” në vitin 2016 dhe “4:44” në vitin 2017, super çifti tash kanë lansuar nëntë këngë të përbashkëta në këtë album.

Këngët që janë përfshirë në këtë album janë “Summer”, “Boss”, “Nice”, “Friends”, dhe “Apeshit”.

Videoklipi i projektit “Apeshit” u realizua muajin e kaluar në muzeun më prestigjioz, atë Louvre në Paris.

“The Carters” kanë konfirmuar albumin në Londër gjatë turneut “OTR II Tour”.

Teksa koncerti i çiftit në Stadiumin e Londrës përfundoi të shtunën mbrëma, në ekranët gjigantë shkroi “Albumi është lansuar”.

Dëgjoni më poshtë pjesë nga albumi “Everything is Love”: