Beyonce Knowles dhe burri i saj, Jay-Z, e kanë publikuar albumit e tyre të përbashkët me titull “Everything Is Love”.
Albumi është lansuar në shërbimin muzikor të mogulit të muzikës, Tidal.
Ka kohë që po spekulohet rreth këtij albumi, ndërsa thashethemet u shtuan që prej fillimit të turneut të përbashkët të çiftit në Evropë dhe në Amerikën Veriore, “On the Run II”.
Diva e muzikës pop ka publikuar një pjesë të klipit të parë për këngën “Ape S**t” që ishte realizuar në muajin maj në muzeun Louvre në Paris.
Ajo i ka shpërndarë edhe disa fotografi që do të jenë në kuadër të albumit.
Natyrisht se fansat janë entuziazmuar shumë nga projekti i përbashkët i çiftit të preferuar të skenës ndërkombëtare.
Para projektit të përbashkët, dy këngëtarët kishin publikuar ndaras albume duke folur për problemet në martesën e tyre.
Në vitin 2016, Beyonce e publikoi albumin “Lemonade”, tema kryesore të të cilit ishin dashuria, tradhtia dhe familja.
Ndërsa një vit më pas, Jay Z e lansoi albumin “4:44”, përmes të cilit pranoi se e kishte tradhtuar gruan e tij. /Telegrafi/