Çifti Beyonce dhe Jay-Z janë ndër këngëtarët më të dëgjuar në mbarë botën.
Ata janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video nga aktivitetet e tyre muzikore.
Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Beyonce ka bërë të ditur se ajo dhe Jay-Z do tu japin një shans për të fituar bileta falas fansave që janë veganë.
E gjitha kjo bëhet për të ndikuar që njerëzit të mësohen me dietë ushqimore vegane.
Ky është një projekt i përbashkët që ata po e realizojnë në bashkëpunim me kompaninë “Greenprin Project”.
“Të hënën pa mish” quhet kauza e çiftit, dhe për tu bërë pjesë e saj duhet të zotoheni që të hani të paktën dy vakte në ditë me ushqime vegane, dhe të jeni në gjendje ta vërtetoni këtë përmes rrjeteve sociale.
Duke qenë se koncertet e çiftit janë të shumë dëshiruara nga miliona njerëz anë e mbanë botës, pritet që garës për këto bileta t’i futen shumë njerëz. /Telegrafi/