Site icon Telegrafi

Beyonce dhe Ed Sheeran së bashku në skenë (Video)

Këngëtarja Beyonce është shoqëruar në skenë nga një tjetër këngëtar shumë i dashur për publikun, Ed Sheeran.

Të dy kanë performuar live për mrekulli këngën ‘Drunk in Love’, çka bëri që të pranishmit në këtë ngjarje të mos ndalin duartrokitjet.

Çifti në fjalë, dolën në skenë me rastin e mbajtjes së festivalit ‘Global Citizen’, i cili u mbajt në New York dhe koinçidoi edhe me hapjen e kampanjës më të re globale nga Kombet e Bashkuara ‘Global Goals’.

Në skenë, Ed Sheeran pati edhe një tjetër befasi nga kolegu i tij, Chris Martin nga bendi Coldplay, me të cilin interpretuan dy këngë ‘Thinking Out Loud’ dhe ‘Yellow’.

Koncertet e fundit nga këngëtari Ed Sheeran do të përmblidhen në një dokumentar, të cilin më pas në treg pritet që ta hedh më datën 22 tetor të këtij viti.

Njëherësh, ditë më parë Beyonce ka performuar edhe me frontmenin e “Pearl Jam”, Eddie Vedder, në Festivalin ‘Global Citizen 2015’ në Central Park. Ata kënduan hitin e Bob Marleyt, “Redemption Song”./Telegrafi/

Exit mobile version