Problemet që ka me kordat e zërit, e detyruan Beyonce që të shtyjë koncertin 7 shtatorit në New York. Shfaqja në MetLife Stadium u shty për 7 tetor.
Këngëtarja amerikane bëri të ditur se nuk do të shtyhen datat e tjera të koncerteve të turneut të saj, “Formation World”.
Etapat e programit në St.Louis, Los Angeles, Santa Clara, Houston e Nee Orleans ngelen në program siç ishte parashikuar, transmeton TCH.
Diva e muzikës pop u kurorëzua para pak kohësh si mbretëresha absolute në ‘MTV VMA 2016’.
Ajo festoi edhe ditëlindjen e 35-të në Philadelphia për të marrë pjesë në BudWeiser Made in America Festival, të organizuar nga bashkëshorti i saj, Jay Z.