Procesi i betimit të kryetarëve të rinj në veri u përmbyll sot me betimin e kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Hetemi mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Leposaviqit pas betimit që bëri në Bistricë në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.
Ndryshe, sot në orët e paradites janë betuar edhe kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Ndërkaq, të premten e kaluar është betuar edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.
Me përfundimin e ceremonisë në Leposaviq, sot u përmbyll procesi i betimit të katër kryetarëve të rinj në veri pas zgjedhjeve të 23 prillit. /Telegrafi/