Telegrafi

Betohen deputetët e rinj, Ismet Beqiri rikthehet në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, janë betuar deputetët e rinj të cilët kanë zëvendësuar deputetët që tashmë janë pjesë e kabinetit qeveritar.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës është betuar Visar Hoti, i cili do të zëvendësojë Driton Selmanaj, Ismet Beqiri do të zëvendësojë Arban Abrashin dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Ndërsa, nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate,  Arbëreshë Krasniqi do ta zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn. /Telegrafi/