Telegrafi

“Betohem”, këngë e re nga Lind Islami dhe Venera Lumani

Lind Islami dhe Venera Lumani kanë publikuar këngën e re me titull “Betohem”, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.

Muzikën e kësaj kënge e kanë bërë vet dy këngëtarët, derisa tekstin e ka shkruar Yll Limani.

Edi Balili është producent dhe e ka bërë orkestrimin e këngës së realizuar në “MUZA” Production Academy.

Për xhirimin e videos muzikore është angazhuar MAX Production.

Çifti nisi historinë e dashurisë që nga pjesëmarrja në ‘The Voice’, ndërsa pos jetës private, ata vazhdojnë të jenë të pandashëm edhe në anën profesionale.

Bashkëpunimi i tyre i radhës është një baladë që vjen në një interpretim të mirë vokal nga dyshja e njohur e skenës.

“Ky është një projekt, të cilit i kemi dhënë shpirtin dhe forcën e trupit, jo vetëm unë dhe Lind Islami, por edhe shumë njerëz të tjerë profesionistë”, ka shkruar Venera në një postim në Instagram. /Telegrafi/