Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betisi me rezultat 3-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.
Blaugranët nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat, pasi edhe pse me Lionel Messin e kthyer në skuadër, janë mposhtur nga Betisi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve të Betisit, të cilët shënuan edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 20-të të ndeshjes dhe ishte Firpo Junior, i cili shënoi për epërsinë 0-1.
Betisi gjeti golin edhe në minutën e 34-të me anë të Joaquin që shënoi për 0-2 pas një aksioni të mirë të ekipit të tij.
Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e baraspeshuar dhe të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga dy gola.
Ishte Lionel Messi, i cili ngushtoi epërsinë në 1-2 në minutën e 68-të pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Megjithatë, gëzimi i Barcelonës zgjati vetëm tre minuta pasi Giovani Lo Celso qoi epërsinë në 1-3 pas një gabimi të Andre Ter Stegen.
Pas këtij goli, Barcelona u kthye në lojë me një gol nga afërsia të Arturo Vidal (79′) që shënoi për 2-3, por Sergio Canales (83′) shpejt riktheu epërsinë në 2-4.
82' ⏱⚽️ ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOL DEL REAL BETIS!!! 👏👏👏 ¡Marca @SergioCanales tras un centro de @JuniorFirpo03!
🔵🔴 #BarçaRealBetis 2-4 💚⚪️#DíaDeBetis pic.twitter.com/KmYYQI9LyD
— Real Betis Balompié 🌴💚 (@RealBetis) November 11, 2018
Kur pritej ndeshja të përfundonte, Barcelona gjeti edhe një gol me Messin (90+), i cili vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Betisit me rezultat 3-4.
Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet ende lider me 24 pikë, ndërsa Betisi zë vendin e 12-të me 16 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blaugranët udhëtojnë te Atletico Madridi, ndërsa edhe Betisi luan në udhëtim te Villarreali. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=-SSFOf4g1Ks
https://www.youtube.com/watch?v=Wg8CN8-sLUk&feature=player_embedded
https://twitter.com/raioxdabola/status/1061666340442914817
GOAL! Leo Messi (3-4) #BarçaBetis pic.twitter.com/zOgg6Z13nk
— Media Cules Goal (@mediaculesgol11) November 11, 2018