Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sot iu shtuan edhe 311 kadetë të rinj të cilët me një ceremoni shtetërore dhanë betimin e tyre si ushtarë të rinj si dhe u janë ndarë certifikata për rekrutimin e tyre.
Telegrafi do të ju sjell përmes fotografive momentin e betimit si dhe të çertifikimit të tyre.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë certifikimit të 311 ushtarëve të rinj ka thënë se konkursi i radhës do të hapet më 28 nëntor për pranimin e mbi 600 ushtarëve.
Ai po ashtu tha se e rëndësishme është që ushtria ta ketë popullin me vete.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë ceremonisë së kadetëve të rinj ka thënë se sot po përmbyllet një fazë e rëndësishme e rekrutimit të 311 ushtarëve të rinj.
Sipas tij, Kosova nuk është shtet që ka pretendime territorial, por siç tha Konjufca Kosova po ndihet e kërcënuar nga Serbia./Telegrafi/