Betim Haxhimusa ka konfirmuar ndarjen me Gjilanin pas tri vitesh të kaluara në këtë klub.
Mesfushori ferizajas nuk ka bërë të ditur se ku do ta vazhdojë karrierën.
Gazeta Olle ka shkruar dje se ai ka marrëveshje për të luajtur për Dritën në Ligën e Kampionëve.
Por, të tjera burime potencojnë se ai do të luajë edhe në Superligë.
Mbetet të shihet çka do të ndodh me një prej potencialeve më të forta ofensive në kampionat
Postimi i plotë i Haxhimusës
Me këtë shkrim dua t’ju njoftoj se që nga sot përfundimisht kam vendosur të ndërprej bashkëpunimin me SC Gjilanin , klubin në të cilin kalova tre (3) sezone të mrekullueshme në një qytet ku jetohet për futbollin .
Gjithsesi si për çdo futbollist profesionistë edhe për mua kjo nuk është e lehtë, mirëpo dua të kërkoj një përvojë të re , në një skuadër tjetër .
Nga sot ,do të shqyrtoj të gjitha ofertat të cilat më kan ardhur dhe shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen time .
Në fund dua të falenderoj perzemërsisht Skifterat të cilët me kan mbështetur nga dita e parë ,mos harroni ju jeni pjesa më e bukur e historisë së jetes time, gjithashtu falenderoj Kryesinë e klubit dhe Presidentin për korrektësinë financiare ndaj meje .
Kështu e ka futbolli te jep lotë,gëzim dhe shpresë.
Faleminderit me miliona herë. Jeni miqësia ime e përjetshme.
Faleminderit shumë edhe shokëve të ekipit për mbështetjen që asnjëherë nuk më ka munguar.
Me respekt Betim Haxhimusa.