Mbrojtësi Betim Fazliji ndihet i lumtur që e ka realizuar ëndrrën për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës.
Kosova u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Shqipëria në ndeshjen vëllazërore të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’.
Golat u shënuan nga Bekim Balaj, Myrto Uzuni për Kuqezinjtë, ndërsa për Dardanët shënoi Vedat Muriqi.
Në këtë ndeshje pati shumë emra të rinj që luajtën, ndërsa nga debutuesit ishte edhe mbrojtësi Betim Fazliji, i cili ishte shumë i lumtur me debutimin.
“E realizova ëndrrën, sapo debutova me Kosovën dhe luajtëm ndaj vëllezërve tanë, Shqipërisë”, ka thënë fillimisht Fazliji pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, bënim edhe presing”.
“Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, por ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë kërkojmë vetëm tri pikë”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/