Interi dhe Roma janë në garë të fortë për t’i siguruar shërbimet e Zabaletas.
Roberto Mancini po shtyn Interin për të nënshkruar me ish-mbrojtësin e tij te Manchester City, Pablo Zabaleta, duke provuar të mposhtin Romën për nënshkrimin e tij.
Mbrojtësi i djathtë besohet të jetë tepricë në Etihad Stadium, me Pep Guardiolan, i cili nuk besohet të jetë duke u mbështetur te argjentinasi në sezonin e ardhshëm.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Roma besohet tashmë të ketë një marrëveshje me 3 milionë euro në vend për Zabaleta, por sipas Il Messagero, Inter dëshiron të rrëmbej marrëveshjen.
Nerazzurrët janë ndezur në merkato pas pushtimit të tyre nga Suning Group i Kinës. /Telegrafi/