Site icon Telegrafi

Betejat e transferimeve mes Real Madridit dhe Barcelonës: Nga Beckham e Villa deri te Neymar

Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të luftojnë për të siguruar nënshkrimin e Neymarit.

Megjithatë braziliani është larg nga lojtarët e vetëm që ka shkaktuar një luftë transferimi midis dy klubeve më të mëdha të Spanjës.

Paris Saint-Germain e di se me kë do të merrej më mirë dhe me reagimin e tifozëve kundër sulmuesit në ndeshjen hapëse të klubit francez në Ligue 1 kundër Nimesit, pozicioni i futbollistit në klubin e kryeqytetit francez po bëhet më i vështirë.

Beckham: Premtimi i pa realizuar i Joan Laportas

Verën e vitit 2003, Sir Alex Ferguson dhe Manchester United vendosën që David Beckham duhet të largohet nga klubi. Barcelona dhe Real Madrid filluan të luftojnë për futbollistin, ku blaugrana ishin skuadra e parë që shfaqen interesim gjersa Joan Laporta bëri një premtim zgjedhor se do ta transferojë britanikun. Sidoqoftë, Real Madrid arriti një marrëveshje me mesfushorin, megjithëse disa do të argumentonin se katalunasit ishin me fat pasi nënshkruan me Ronaldinhon.

Karembeu: Një tjetër operacion i dështuar i Barcës

Francezi ishte në bisedime me Sampdorian, megjithatë gazetave e lidhnin atë si me Barcelonën, ashtu edhe me Real Madridin. Në fund presidenti i klubit, Lorenzo Sanz, pranoi një ofertë nga Los Blancos dhe u nis për në Madrid.

Ceballos: Vera e vitit 2017

Pas një shfaqje heroike në kampionatin evropian nën 21 vjeç, Dani Ceballos pati mundësi të zgjidhte midis Barcelonës dhe Real Madridit. Blaugranat, në të vërtetë, bënë lëvizjen e parë rreth nënshkrimit të mesfushorit, por ai zgjodhi të bashkohej me 13 herë kampionin e Evropës. Fatkeqësisht, Ceballos nuk gjeti asnjëherë hapësirë të mjaftueshme në Santiago Bernabeu dhe tani është huazuar te Arsenali.

Villa, një tjetër rivalitet

David Villa për një periudhë të gjatë ishte sulmuesi më i kërkuar në futbollin botëror. Situata e rrezikshme financiare e Valencias në atë kohë, nënkuptonte se ishte mezi e besueshme që do t’i rezistonte ofertave . Në verën e vitit 2009, si Real Madridi ashtu edhe Barcelona ishin të interesuar për të dhe në të vërtetë ishte Los Blancos që kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin, por në fund ai vendosi të qëndrojë me Los Che për një sezon më shumë. Në fund të këtij sezoni, Villa pranoi një ofertë nga Barcelona.

Marco Asensio: Real Madridi shfrytëzoi pavendosmërinë e Barcelonës

Në verën e vitit 2014, Barcelona lejoi që Marco Asensio t’u rrëshqasë nga duart. Duke përfaqësuar shkëlqyeshëm në Real Mallorca, gjigantët katalunas arritën një marrëveshje me klubin, megjithatë operacioni nuk u mbyll, sepse kishte dyshime që filluan të shfaqen brenda departamentit teknik të blaugranave. Kjo bëri që merengezët të shfrytëzojnë pavendosmërinë e katalunasve dhe nënshkruan me lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version