Telegrafi

Betejat e ashpra mes Hamasit dhe izraelitëve po vazhdojnë në Rripin e Gazës, militantët palestinezë i gjuajnë me mortaja

Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë duke vazhduar operacionin ushtarak në Rripin e Gazës.

Pamjet nga kamerat e vendosura në uniformat e ushtrisë izraelite, shfaqin pamje nga betejat e ashpra kundër militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

Madje militantët e Hamasit shihen duke shënjestruar trupat izraelite me mortaja, duke gjuajtur nga pozicione të fshehta.

Lexo po ashtu Izraeli është i gatshëm të arrijë kompromis për një tjetër pauzë humanitare në Gaza

Në anën tjetër izraelitët po vazhdojnë me sulmet në enklavën e pushtuar palestineze – duke thënë se presioni ushtarak është mënyra e vetme që pengjet izraelite të kapur nga Hamasi të lirohen.

E që nga incidenti i vrasjes së tre pengjeve izraelite nga IDF-ja, vetëm sa ka rritur presionin mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nga i cili qytetarët kërkojnë një lirim të sigurtë të pengjeve. /Telegrafi/