Komandot e njësive elitare të ushtrisë izraelite kanë publikuar pamjet që tregojnë momentin e përballjes me një militantë të Hamasit, në të cilin hasin derisa po kryenin bastiste në spitalin al-Shifa.
Kamerat që i kishin të vendosura nëpër uniforma e helmeta, shfaqin momentin kur pjesëtarët e brigadës elitare Givati hasin në një militant të Hamasit derisa po kryenin bastisje të detajuara në objekt – duke u futur dhomë për dhomë, transmeton Telegrafi.
E në një moment derisa po futeshin në një dhomë, njëri prej ushtarëve izraelitë sheh një pushkë automatike që e kishte fshehur militanti i Hamasit – duke bërë që të fillojnë menjëherë të shtënat.
Pasi tentuan ta nxjerrin jashtë duke i hedhur në dhomë shok-bomba, ata nuk ia arrijnë qëllimit – përkundrazi ai iu vërsulet duke i ndjekur shkallëve.
Megjithatë njëri prej pjesëtarëve të IDF-së izraelite e qëllon për vdekje derisa tentoi t’i sulmojë në objektin që tashmë është braktisur. /Telegrafi/