Telegrafi

Betancur: Nder të luaj për Juventusin

Rodrigo Betancur thotë se është nderë për të që i është bashkuar Juventusit.

Lojtari ka pranuar se ishte Carlos Tevez ai që i ka folur shumë mirë për Juventusin, para se të vendoste për një transferim.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Jam shumë i lumtur që jam te një ekip si Juventusi që u interesua të më sjellë këtu. Është një nder dhe mundësi e madhe për mua”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

“Unë shikoj shpesh Serie A dhe është ndryshe nga futbolli italian, është garë shumë fizike, por është mundësi e re. Jam i ri dhe do të tentoj të bëj më të mirën nga kjo”.

“A më ka folur Tevez për Juventusin? Unë kur e kam marrë vesh se mund të shkoj në Torino, kam biseduar me Carlos Tevezin. Ai më tha gjëra të mrekullueshme për klubin”, u shpreh Betancur. /Telegrafi/