Telegrafi

I besuan jetën e birit të sëmurë kujdestares që e paguanin qindra dollarë në javë, por kur panë në kamera çfarë i bënte – mbetën të shokuar (Video, +18)

Policia e Los Angeles në Shtetet e Bashkuara ka parandaluar një skenë horrori, duke arrestuar një kujdestare të fëmijëve të cilës i vunë prangat në duar, pasi panë pamjet që kishin filmuar kamerat e fshehta të instaluara brenda dhomës.

Çifti bashkëshortor i kishin besuar jetën e djalit të tyre dyvjeçar kësaj kujdestare, por e cila me sa duket e keqpërdori në maksimum besimin e tyre duke ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushit, transmeton Telegrafi.

Por, e gjitha e zbulua fal kamerave të fshehta dhe një aplikacioni të instaluar  në telefonin e Diana Ko, nëna e dyvjeçarit me sindromën rubinstein, që kërkon kujdes të veçantë.

Ata e paguanin këtë kujdestare qindra dollarë në javë që të kujdeset për birin e tyre, por kurrë nuk kishin besuar se ajo do ta rrah dhe shkund në karrigen për fëmijë.

Në një moment ajo godet djaloshin e pambrojtur me gazeta në fytyrë, kurse më i rënd ishte fakti që nëna e tij nuk ishte afër për ta mbrojtur.

Pasi që i kishte parë pamjet rrëqethëse i kishte telefonuar policisë të cilët e arrestuan menjëherë. /Telegrafi/