Telegrafi

“Bespreme” lansohet nga artisti Skerdi

Skerdi Foto: YouTube

Skerdi është ndër artistët më të dashur nga audienca e gjerë.

Ai për vite me radhë ka rezultuar të jetë i suksesshëm, me të gjitha projektet e tij muzikore.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.

“Bespreme” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Ultrs Beats.

Për tekstin dhe melodinë ka punuar vet këngëtari, kurse për xhirimet e klipit është përkujdesur Emanuel.

Që në minutat e para të lansimit, “Bespreme” ka filluar të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/