Raportohet se Virgil van Dijk ka fituar çmimin “Lojtari i vitit” në Angli, duke e mposhtur kështu konkurrencën e ashpër që e kishte nga Raheem Sterling.
Gjithashtu mbrojtësi i Liverpoolit ishte në konkurrencë edhe me Sadio Manen, Eden Hazardin, Sergio Agueron dhe Bernardo Silvan.
I gjithi ky informacion është dhënë nga Daily Mail dhe sipas tyre njoftimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Anglisë do të bëhet gjatë ditës së enjte.
Kjo është hera e tetë që një lojtar i Liverpolit e fiton këtë çmim, më herë më kurorën e më të mirit në Angli e kishin marrë edhe Luis Suarez, Steven Gerrard, John Barnes, Ian Rush, Kenny Daglish, Terry McDermott.
Ndërsa së fundmi për Reds e kishte fituar Mohamed Salah. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RDSn13-FPCM