Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, shikoi nga afër në fundjavë ndeshjen mes Valencias dhe Getafes në La Liga.
Sipas Diario AS, tekniku spanjoll ishte në Mestalla për ta vezhguar nga afër mbrojtësin e skuadrës mysafire, Djene Dakonam.
Roli parësor i mbrojtësit togolez është qendërmbrojtës, por ai mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë .
https://twitter.com/srijancule/status/1107341793031385088
27-vjeçari ka treguar paraqitje fantastike për klubin me bazë në Madridit, ai iu bashkua Getafes në vitin 2017 nga klubi belg, Sint-Truden.
Besohet se çmimi i lojtarit është rreth 35 milionë euro, ndërsa për atë kanë shfaqur interesim edhe Barcelona e Sevilla.
Aktualisht Getafe është në vendin e katër në La Liga me 46 pikë. /Telegrafi/