Site icon Telegrafi

Besniku dhe Lolita së shpejti prindër (Foto)

Lideri i “NRG Band”, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë muajin e kaluar.

Dyshja organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP, e cila mori vëmendjen e mediave.

Çifti Besnik dhe Lolita Begolli. Burimi i fotos: Instagram

Menjëherë pas dasmës, çifti kaluan disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërsa, së fundmi, Besniku i është rikthyer punës për projektet e reja, të cilat do t’i lansojë në vazhdim.

Lexo po ashtu Pas dasmës, Besniku i "NRG Band" i rikthehet punës në studio për projektet e reja (Foto)

Ndërkohë, sa i përket jetës private, bëhet e ditur se një fëmijë është rrugës për çiftin në fjalë.

Burimet e Telegrafit mësojnë se Lolita është shtatzënë, dhe se 2018-a do të jetë vit i prindërimit të dyshes në fjalë.

Në rrjetet sociale, çifti janë mjaft të ndjekur nga fansat e solistit të “NRG Band”. /Telegrafi/

Exit mobile version