Telegrafi

Besnike e Orbanit, Katalin Novak zgjidhet presidente e parë grua në Hungari

Parlamenti hungarez zgjodhi Katalin Novak si kreun e ri të shtetit, duke e bërë atë gruan e parë që zgjidhet në atë post në historinë e Hungarisë.

Parlamenti hungarez zgjodhi sot Katalin Novak nga partia në pushtet Fidesz si kreun e ri të shtetit, duke e bërë atë gruan e parë që zgjidhet në atë post në historinë e Hungarisë.

Katalin Novak (44) deri më tani ka qenë ministre pa portofol e ngarkuar me çështjet familjare, raporton theguardian.

Ajo do të marrë detyrën nga presidenti aktual Janos Ader, i cili po përfundon mandatin e dytë presidencial.

Katalin Novak fitoi 137 vota, bazuar në rezultatet e publikuara në faqen e parlamentit, ndërsa kandidati i opozitës Peter Rona mori 51 vota.

Në një fjalim para votimit, Katalin Novak tha se do të mbronte një kushtetutë të hartuar dhe miratuar nga Fidesz, e cila, sipas Reuters, vetëm sa përforcoi pikat kyçe në axhendën konservatore të Viktor Orban. /Telegrafi/