Telegrafi

Besnik Tahiri vendos pankarta në Kuvend “Ku është ligji i pagave?”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka vendosur disa pankarta pak para fillimit të seancës.

Në pankarta shkruhej “Ku është ligji i pagave”.

Para fillimit të seancës, Tahiri ka mbajtur edhe një konferencë për media ku ka folur për Ligjin e Pagave, pagën minimale, tërheqjen e Trust-it dhe ngritjen e çmimit të naftës.

Tahiri ka thënë se Ligji i Pagave ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe pjesë e agjendës për këtë vit dhe mbi të gjitha ka pas zotim të Qeverisë të ministrit të MPB-së, që në fund të marsit ky ligj të kaloj në Qeveri.

Lexo po ashtu AAK, Qeverisë: Ku jeni fshehur, keni mashtruar për Ligjin e Pagave

“Pyetja ime është ku është Ligji i Pagave, ku jeni feshur me këtë Ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e këtij Ligji. Pse keni thanë që Ligji bëhet në mars, a ka qenë vetëm për t’i mashtruar shërbyesit civil apo është pazotësi e juaja për mos me miratuar këtë Ligj”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/