Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se 24 ditë janë pak për të vlerësuar punën e Qeverisë Kurti 2, por sipas tij trendet nuk janë të mira.
“Nuk jam ka i vlerësoj rezultatet e punës së qeverisë por trendët. Treguesi i parë është ikja nga përgjegjësia duke shkuar në fushatën e Shqipërisë. Asgjë nuk fiton Kosova e as Shqipëria me fushatën e LVV-së. Në këtë rast fitojnë skeptikët e Kosovës dhe pesëshja e BE-së që nuk na njeh”.
Tahiri në “Debat Plus” thotë se mbyllja ka ndodhur pa ndonjë vlerësim.
“Ata e mbyllën Kosovën dhe shkuan vet në Shqipëri. Pra ikën nga përgjegjësia”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i deputetëve të AAK-së thotë se dështimi i dytë i qeverisë është mungesa e planit qeverisës.
“Janë bërë dy muaj kur kanë përfunduar zgjedhjet dhe nuk ka program qeverisës”.
Tahiri thotë se në parim AAK është pro Ligjit për konfiskimin e pasurisë mirëpo sipas tij ka disa probleme.
“Ky mekanizëm ka funksionuar në sistemin anglo sanksion por është vështirë të funksionojë në Kosovë”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri./Telegrafi/