Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, Haradinaj nuk e ka lënë pa shijuar çajin në Llap, në lokalet e kësaj komune, që sipas tij, kjo pjesë e ka traditë këtë pije.
Çajin e Llapit e ka vlerësuar edhe Koordinatori, Besnik Tahiri.
“Ashtu siç e don rendi në Llap, te Bahri S. Hoti për çajin më të mirë n’botë”, ka shkruar ai.