Telegrafi

Besnik Qaka zbulon gjininë e foshnjës (Video)

Këngëtari i njohur Besnik Qaka, njëherësh solisti i grupit “NRG Band” këtë vit ka qenë mjaft i përfolur në media.

Ai i dha fund beqarisë në muajin shtator, duke kurorëzuar dashurinë e tij me bukuroshen nga Peja, Lolita Begolli.

Së shpejti, ata do të bëhen prindër për herë të parë, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi për “Mirazh”, Qaka ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Po presim një bukuroshe, së shpejti do bëhemi prindër të një vajze”, është shprehur Besniki.

Ndryshe, këtë javë, “NRG Band” u prezantuan në festivalin ‘Kënga Magjike’ me këngën e tyre më të re “Gocat me martini”, e cila u prit mirë nga publiku.

Mbetet të shihet se si do të jetë performanca e djelmoshave në netët gjysmëfinale të festivalit në dhjetor. /Telegrafi/