Solisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në TV Klan.
Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera dhe jeta e tij private, ndër të tjerash ka folur edhe për fillimet e “NRG Band”.
Besniku ka treguar, se së bashku me dy vëllezërit e tij Arbenin dhe Metin e kanë marrë frymëzimin nga gjyshi i tyre, i cili është marrë me muzikë, por edhe i ka punuar vet instrumentet në të cilat luante.
Kështu ata formuan së bashku grupin, dhe arritën t’i mbijetojnë tregut muzikor edhe tash e 15 vite.
Qaka potencoi se si çdo grup tjetër, edhe “NRG Band” ka pasur kriza, por që janë kaluar në shpejtësi, dhe nuk kanë rrezikuar asnjëherë shpërbërjen. /Telegrafi/