Telegrafi

Besnik Qaka publikon pamje nga arrestimi i tij në një skenë të projektit të ri nga NRG Band

Krijuesi i shumë hiteve, Besnik Qaka ka publikuar pamje të një momenti të arrestimit të tij.

Këngëtari shihet se si vihet nën pranga nga autoritetet policore dhe arrestohet.

Natyrisht se kjo është vetëm një skenë nga projekti i ri që do ta publikojë NRG Band, mësojnë burimet e Telegrafit.

Projekti tashmë është finalizuar, ashtu sikurse xhirimet e klipit që janë në përfundim e sipër.

Ky projekt do të rikthejë NRG Band në skenë për vitin 2018 pasi grupi mbylli vitin me këngën që u pëlqye mjaft shumë, “Gocat me Martini”.

Pikërisht ishte kjo këngë që ka siguruar çmimin e Grupit më të Mirë në “Kënga Magjike”.

Ndryshe, Besnik Qaka shumë shpejt pritet të bëhet baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij Lolita Begolli po pret një fëmijë. /Telegrafi/