Telegrafi

Besnik Qaka publikon në shqip dhe në një version më ndryshe këngën “Relacion”

Besnik Qaka (Foto: Instagram)

Ashtu siç kishte paralajmëruar, vokalisti i grupit Nrg Band, Besnik Qaka, ditën e sotme (e diel) lansoi projektin e ri muzikor.

Ai ka realizuar remiksin e këngës ‘Relacion’, të interpretuar nga Rosalia, Sech, Daddy Yanke, J Balvin dhe Farruko.

Qaka ka sjell këtë në gjuhën shqipe, derisa për tekstin është përkujdesur Nurteel dhe Ghulo.

Besnik Qaka sjell këngën e re (Foto: YouTube)

Ndërkohë, projekti vjen i shoqëruar me një video të veçantë dhe si protagoniste në klip është balerina Aulonë Nuhiu.

Videoja atraktive i është besuar produksionit të njohur, “BUG Production”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besniku merr vëmendje të madhe me vokalin e tij dhe ky interpretim i mahnitshëm ka arritur të pëlqehet edhe nga fansat e publiku.

Besniku po vazhdon të jetë pjesë e Nrg BAND, të cilët gjithashtu janë mjaft aktiv me projekte muzikore. /Telegrafi/