Telegrafi

Besnik Qaka pohon se mendon të bëjë një këngën për vajzën dyvjeçare

Besnik Qaka (Foto: Instagram/besnik_qaka)

Frontmeni i NRG Band, Besnik Qaka, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi më tepër detaje rreth baladës “Ani Ani”.

Sipas tij, kjo është një këngë e qetë dhe me tekst domethënës që përshtatet më së miri me muajin janar.

Megjithatë, këngëtari premtoi se projekte më ritmike do të lansohen në muajt pasardhës, transmeton Top Channel.

I pyetur nga Bieta nëse do të ketë një këngë dedikuar së bijës, Besniku pohoi, madje shtoi se i ka gati disa demo.

Edhe pse nuk dha informacion më të detajuar, ai shprehu dëshirën për të pasur një këngë emocionale dhe shumë personale për Unën dyvjeçare.