Telegrafi

Besnik Qaka nesër lanson këngën e re “Ata sy”

Besnik Qaka Foto: Instagram/besnik_qaka

Besnik Qaka është këngëtari që për vite me radhë ka qëndruar aktiv në skenën muzikore.

I njohur ndryshe si solist i grupit ‘NRG Band’, Qaka tashmë gëzon një karrierë të suksesshme në muzikë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, artisti bëri të ditur se do të sjellë projektin e ri muzikor.

Foto: Instastory

“Ata sy”mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të lansohet nesër në bashkëpunim me Sei.

Një lajm i tillë sigurisht që do të pritet mirë nga admiruesit e muzikës së këngëtarit.

Foto: Instagram

Ndërkaq, “Faj” mban titullin hiti i fundit nga Qaka, që deri më tani gati ka arritur një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/