Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ka qenë një emër mjaft i përfolur në media këtë vit.
Ai i dha fund beqarisë në muajin shtator, duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me bukuroshen nga Peja, Lolita Begolli.
Dje (e premte), Besniku ka festuar ditëlindjen e tij, ndërsa është befasuar me një surprizë të këndshme nga bashkëshortja.
Lolita kishte përgatitur një tortë për më të dashurin e saj, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar: “Urime dashuria ime”.
Ndërkohë, këngëtari Qaka i mahntiur nga kjo surprizë, vendosi që ta ndajë me fansat përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë që çifti vitin e ardhshëm, pritet që të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/