Data 20 ka qenë vërtetë e veçantë për këngëtarin Besnik Qaka, i njohur ndryshe si solisti i grupit NRG Band.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Lolita, kanë festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Unës.
Me këtë rast dyshja kanë organizuar një festë të veçantë me shumë të ftuar, ndërsa disa prej fotografive nga festa i kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Ka qenë vet Besniku ai i cili ka publikuar disa imazhe në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim të veçantë më të dashurës së tij.
“Shpresoj qe te gjitha deshirat tua te te plotesohen, Te uroje qe te gjitha enderrat tua te te behen realitet, Te deshiroje cdo te mire ne jete. Mos harro sot eshte dita jote QESHU dhe kalo sa me mire te jete e mundshme ne kete dite speciale per ty. Mos harro qe ti je njera nder arsyet e lumturis time. Shume Urime per TY UNA 1 ! URIME URIME !! Faleminderit”, ka shkruar Qaka në Instagram.
Ndërkohë, urimet që ka pranuar nga ndjekësit e tij kanë qenë të shumta. /Telegrafi/