Site icon Telegrafi

Besnik Qaka bëhet romantik pas martesës, i dedikon fjalë zemre bashkëshortes (Foto)

Dasma e tyre e zhvilluar të shtunën e kaluar bëri shumë bujë në mediat vendore.

Solisti i grupit “NRG Band”, besin Qaka i ha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me bukuroshen nga Peja, Lolita Begollin, shkruan Telegrafi.

Dasma e Besnik Qakës dhe Lolita Begolli bëri mjaft bujë në media

Në një dasmë private të mbajtur në “Hotel Dukagjini” më Pejë, me të pranishëm shumë prej fytyrave publike, çifti i thanë “Po” njëri-tjetrit deri sa vdekja t’i ndajë.

Menjëherë pas martesës, dyshja duket se po kalojnë çaste të mira nën shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe këtë gjë e tregon edhe një fotografi e publikuar së fundmi nga Besniku në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një imazh, në të cilin shfaqet bashkë me gruan e tij në një ambient të qetë, teksa shkëmbejnë puthje mes vete.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Emocional është edhe shkrimi që këngëtari ka vënë në mbishkrimin e fotografisë, pasi i ka dedikuar fjalë zemre bashkëshortes së tij.

“Zjarri simbolizon nxehtesine dhe driten. Lumi ktu afer vazhdimesin
Lisat hijen dhe freskine. Qielli pastertine dhe pakufizueshmerine. Krejt keto bashke jetojne ne harmoni…Jam i lumtur qe keto tmira po i ndaj me ty loqk…” (sic.), ka shkruar Qaka në Instagram.

Fotografia në fjalë është pasuar me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre të shumtë. /Telegrafi/

Exit mobile version