Telegrafi

Besnik Hasi vazhdon kontratën me Al Raed

(Foto: Twitter/alraedclub)

E kërkonte Fenerbahce madje mediat turke insistonin për kalimin e tij te gjigantët nga Stambolli, por edhe për një tjetër sezon të paktën, Besnik Hasi do të qëndrojë larg Evropës.

Trajneri shqiptar ka rinovuar edhe për një tjetër vit kontratën me Al Raed, transmeton SuperSport.

Puna e mirë që ka bërë në klubin e tij në Arabinë Saudite nuk ka mbetur pa u monitoruar nga Fenerbahce që po e merrte seriozisht në konsideratë idenë e afrimit të tij për edicionin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Besnik Hasi flet për situatën me klubin aktual dhe ofertën e Fenerbahces

Mirëpo, klubi arab fillimisht insistoi që Hasi të kthehej dhe ta mbyllte sezonin e lënë në mes si pasojë e shpërthimit të pandemisë, duke i dërguar në Belgjikë një aeroplan privat për ta marrë bashkë me familjen

Më pas i bëri atij një ofertë të përmirësuar financiare në krahasim me atë që kishte përfituar deri tani trajneri. Hasi është pjesë e Al Raed që prej korrikut të vitit 2018-të.

(Foto: Twitter/alraedclub)