Telegrafi

Besnik Hasi flet për situatën me klubin aktual dhe ofertën e Fenerbahces

Besnik Hasi, është emri më i përfolur për ta marrë drejtimin e skuadrës së Fenerbahçes pas paraqitjes shumë të mirë në Arabinë Saudite te skuadra Al Ahdi.

Strategu kosovar në një intervistë në “Arena Sportive” në RTK, ka treguar pse zgjodhi futbollin e Arabisë Saudite e jo ndonjë kampionat evropian.

“Kur unë mora ofertën nga Katari isha i papunë. Në Turqi u takuam me presidentin dhe ai ma shpjegoj objektivin e skuadrës, pastaj i pash edhe disa ndeshje dhe bashkë me stafin tim dhe familjen e diskutuam nëse duhet pranuar apo jo dhe në fund u dakorduam”, ka thënë fillimisht ai.

“Gjithsesi, oferta financiare ishte e mirë. Kam ardhur këtu pa ditur shumë si funksion klubi e liga, por tash kur jemi 8 ndeshja pa përfunduar kampionati, synimi ynë është ta mbyllim sa më lartë”, ka thënë Hasi duke folur më pas edhe për ofertën e mundshme nga Fenerbahçen”.

“Tërë verën kur je në pushime ke kontakte me lloj-lloj menaxheresh. Nëse je në kontratë nuk ke drejtë të flasësh më klube. Është e vërtetë që një menaxher me ka marr në telefon dhe është interesuar për situatën në klubin tim, stafin dhe anën financiare. Por që unë kam pasur kontakt drejt për drejt me Fenerbahçen nuk është e vërtetë”.

“Emri im është përfolur me shumë klube, me disa kam pasur kontakt direkt me disa vetëm me menaxher, por unë sot jam në Al-Raed FC dhe e kam pranuar ofertën se ka qenë konkrete”, ka thënë Hasi duke treguar se problemi më i madh në këtë vend është se nuk e ka afër familjen”.

“Problemi më i madh është familja. Këtu nuk e kam familjen i kemi në Belgjikë, dhe këtu jemi vetëm si unë si stafi im”.

“Krejt në fund dua shumë të ndihmojë vendin tim dhe më përvojën që tash kam krijuar shpresoj t’i ndihmojë vendit tim. Unë gjithmonë jam i hapur”, ka përfunduar Hasi.