Telegrafi

Besnik Hasi fiton gjyqin me Olympiacosin

Besnik Hasi ka arritur të fitojë procesin gjyqësor kundër gjigantit grek të futbollit, Olympiacos.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Hasi ishte shkarkuar pas disa muajsh që kishte marr drejtimin e skuadrës greke në vitin e kaluar.

Por, kuqebardhët nuk kanë pranuar ta paguajnë shqiptarin dhe nuk dëshironin të zbatonin kontratën.

Besnik Hasi (Getty Images)

Trajneri 42-vjeçar tani është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron dhe do të kompensohet sipas marrëveshjes së arritur para nënshkrimit të kontratës.

E rëndësishme është se palët kanë gjetur një marrëveshje, ku trajneri shqiptar do të dëmshpërblehet me një shumë të hollash, e cila nuk është bërë e ditur për mediat.

Theksojmë se në të kaluarën shqiptari kishte drejtuar skuadrën e Anderlechtit, me të cilën kishte fituar titullin e kampionit të Belgjikës.

Ndryshe, trajneri raportohet se mund të rikthehet në ligën elitare belge, ku do të merr drejtimin e skuadrës së Sint-Truiden. /Telegrafi/